BallinaRajoni & BotaSHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Publikuar më

spot_img

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se ka mbyllur disa faqe interneti që përdoreshin nga Irani për “operacione psikologjike”, për të synuar kritikët e regjimit dhe për të shpërndarë propagandë terroriste.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Ministria iraniane e Inteligjencës dhe Sigurisë përdorte këto faqe për të postuar të dhëna të vjedhura gjatë sulmeve kibernetike, përfshirë Shqipërinë disa kohë më parë, dhe për të nxitur vrasjen e gazetarëve, disidentëve dhe personave izraelitë, shkruan CNN.

Një nga portalet kishte lidhje me “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i përshkroi lajmet e publikuara aty si propagandë iraniane.

Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi paralajmëroi: “Propaganda terroriste online mund të nxisë dhunë në botën reale”, ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, shtoi: “FBI do të ndjekë çdo aktor pas këtyre kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e ligjit amerikan kundër tyre.”

Sekuestrimi i faqeve vjen një javë pas dy sulmeve në qytete të ndryshme amerikane: një sulm në Universitetin Old Dominion në Norfolk, Virginia, dhe një tjetër në Temple Israel në Ëest Bloomfield Toënship, Michigan. Të dyja po hetohen si akte terroriste.

Departamenti i Drejtësisë tha se faqet e sekuestruara postonin foto, emra dhe informacione të ndjeshme për 190 persona të lidhur me qeverinë izraelite, së bashku me kërcënime dhe paralajmërime. Faqet ishin gjithashtu të përfshira në sulme të tjera kibernetike dhe thirrje për vrasje ndaj personave iranianë.

“Aktorët e këtyre faqeve drejtonin kërcënime online ndaj individëve që kritikuan publikisht qeverinë iraniane,” thuhet në deklaratën e Departamentit. Qëllimi i këtyre fushatave ishte të “pengonin raportimin e pavarur” dhe të krijonin frikë tek anëtarët e diasporës iraniane kritikë ndaj regjimit.

Artikujt e fundit

“Nuk e mbaj as si roje!”- Salianji i ashpër me Flamur Nokën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lëshuar akuza të forta ndaj deputetit Flamur...

U arrestua për shtëpinë e barit në magazinën në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Lirohet drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Nga hetimet paraprake ka dyshime se Hasa...

Falet namazi i Fitër Bajramit në Tiranë, mesazhe paqeje dhe solidariteti nga kreu i KMSH-së

Besimtarët myslimanë në Tiranë kanë kremtuar Fitër Bajramin me faljen tradicionale të namazit në...

Horoskopi, 20 mars 2026

Dashi Nëse e gjeni veten në një pozicion udhëheqës, merrni frymë thellë dhe dijeni se...

Më shumë