BallinaUncategorizedShenim nga Albania Today/Plagën e madhe të urrejtjes, si do ta kurojmë?!

Shenim nga Albania Today/Plagën e madhe të urrejtjes, si do ta kurojmë?!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kur trazirat të mbarojnë dhe të kthehemi në normalitet, padyshim se do të bëjmë një bilanc të kësaj që ndodhi. Në krye do të vendosim të plagosurit dhe të lënduarit. Pastaj dëmet materiale. Ndoshta gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Por një gjë do të ngelet.

Urrejtja që shërtheu në sheshet e rrugët e Tiranës nuk do të rikuperohet lehtë. Më e pakta do të mbetet një mungesë e thellë besimi. Sepse nuk patëm një përplasje mes qytetarëve dhe shtetit. Por mes palëve që manifestuan mllef e armiqësi të skajshme. Këto palë, qytetarët dhe shteti vështirë që do të krijojnë shpejt ura komunikimi.

Për studentët, të rinjtë, gjimnazistët do të jetë e vështirë që të ndërtojnë nesër raporte me institucionet, sidomos me policinë.  Dhe kjo është një plagë jo e vogël. Pa këtë mungesë besimi një shoqëri e ka të pamundur të ecë përpara.

Ndaj një paqe sociale nesër për të kapërcyer këtë hendek është një sipërmarrje shumë kurajoze që do të marrë energji dhe kohë. Melhemi mbi këtë vragë mund të jetë, e mund të funksionojë nëse do të bëhet transparencë e plotë dhe e thellë.

Për urdhërat që u dhanë, për mënyrën se si policia i zbatoi ato, dhe për çdo rast kur pati tejkalim të përdorimit të dhunës. Vetëm kjo mund të qetësojë shpirtin e lënduar të qytetit dhe të krijojë terrenin për ngritjen e një raporti të ri besimi me shtetin e me uniformën më përfaqësuese të tij.

Partitë dhe qeveritë do shkojnë e do vijnë. Besimi dhe raporti i qytetarit me shtetin janë më të rëndësishme se karriget dhe pushteti i disa individëve.

spot_img

Artikujt e fundit

Taulant Muka denoncon plagjiaturën, por vetë është akuzuar për të

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i njohur për denoncimet e tij publike kundër plagjiaturës...

Protestuesit ndahen në disa grupe në Tiranë, i vënë flakën koshave në rrugë, policia i hedh gaz lotsjellës

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kanë djegur...

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë, digjet një nga dyert e godinës

Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë...

Më shumë

Taulant Muka denoncon plagjiaturën, por vetë është akuzuar për të

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, i njohur për denoncimet e tij publike kundër plagjiaturës...

Protestuesit ndahen në disa grupe në Tiranë, i vënë flakën koshave në rrugë, policia i hedh gaz lotsjellës

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kanë djegur...