BallinaUncategorizedShiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari! Sekuestrohen 83 doza kanabisi

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari! Sekuestrohen 83 doza kanabisi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Impuls”, të zhvilluar nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e Mbështetjes Operacionale të DVP Lezhë.

Në pranga ka rënë shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili u kap në flagrancë gjatë ndërhyrjes së Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit fizik të të riut u gjetën disa doza të dyshuara kanabisi, të përgatitura për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi sasi të tjera të së njëjtës lëndë.

Në total, u sekuestruan 83 doza të dyshuara Cannabis Sativa dhe një telefon celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së drogës në qytetin e Lezhës, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.

Operacioni u zhvillua në kuadër të planit operacional “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian...

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor, zbardhen detajet

Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga sektori...

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

Më shumë