BallinaUncategorized“Shko në protestë po ta mbajti”, Balla përplaset me Berishën: I fundit...

“Shko në protestë po ta mbajti”, Balla përplaset me Berishën: I fundit që mund të flasë është ky pelikani këtu

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka debatuar në parlament me kreun e PD, Sali Berisha, të cilin e sfidon të shkojë në protestë.

“Së pari kërkesa është e formuluar gabim, e për pasojë nuk mund të merret në konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve. Nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim të gjatë në konferencën e kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të shqyrtohen me përparësi.

Nuk dëgjuam asnjë argument asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket çështjeve të tjera që u parashtruan këtu, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. I fundit, i fundit. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj. Sali Berisha, unë të sfidoj. Sot pasdite dil. Sot pasdite shko protestë. Shkon dot në protestë? Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti.

Ndërkohë, ndërkohë që personalisht, personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim, sepse kam kontribuar për një prej kërkesave të protestuesve. Protestuesi thonë: Sali Berisha, në burg. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. Dhe i ftoj protestuesit, i ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim, ta marrin në shqyrtim. Hej, qesharakë më të mëdhenj, qesharakë më të mëdhenj, e mbani mend?

Ditën e parë të protestës, ditën e parë të protestës, i quajte, i quajte sikur i kemi nxjerrë ne protestuesit. The kështu apo jo? Ditën e dytë të protestës, ditën e dytë të protestës, the që je kundër protestës.

Ndërkohë, ndërkohë që sot, sot, del zotrote: jam përfaqësues i protestës. Edhe t’ju them të drejtën, pashë një gjë shumë qesharake në Bruksel, se pashë disa që thanë: “Kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve.” Ore, kush ju ka, kush ju ka, kush ju ka mandatuar juve? Kush? Hej, në marrëdhënie me ata djemtë dhe vajzat, ne s’kemi nevojë për ty për interlokutor. Ta dish këtë. Fare. I fundit, i fundit je ti që mund ta bësh ti ndërmjetësim me protestuesit. Prandaj, ulu këtu, uli dhe këta se le nam”, u shpreh Balla.

Berisha bëri replikë në lidhje me reagimin e Ballës, ku u shpreh:

“Lidhur me ato që tha parafolësi, e garantoj çdo shqiptar se ajo protestë është më madhështorja që ka njohur Shqipëria dhe se demokratët janë të ftuar të marrin pjesë masive në këtë protestë dhe se kurrë klithmat e opozitë-pozitë, nuk më impresionojnë mua dhe nuk më devijojnë të mbroj kauza që besoj, ndaj do ta mbroj deri në fund kauzën e asaj proteste dhe s’ka forcë në botë që më tërheq nga parimet e mia. Ju siguroj se çdo përpjekje juaj për manipulime, nuk do ta mposhtni kurrë atë lëvizje.”

Artikujt e fundit

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Më shumë

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...