Një shpërthim me tritol u regjistrua pas mesnatës në fshatin Berndesh të Sarandës, ku është dëmtuar muri rrethues i një banese private.
Ngjarja u vu re në mëngjes nga pronarja e shtëpisë, S. Ismailaj, ndërsa në momentin e shpërthimit brenda banesës nuk ndodhej njeri.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm. Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për sigurimin e zonës dhe mbledhjen e provave.

