BallinaVendiKronikëShpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol...

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, automjete dhe tetë biznese të dëmtuara

Publikuar më

spot_img

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës së sotme.

Sipas bluve ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Artikujt e fundit

Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë euro gjatë vitit 2025

Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në...

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë po të dojë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në...

Detajet/ Shpërthim në oborrin e banesës së një personi në Memaliaj, autorët djegin makinën pas ngjarjes

Shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një personi në fshatin Toç të...

EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur...

Më shumë