BallinaVendiPolitikëSkandali me Unazën e Burrelit, Këlliçi: U shfaq si “sukses”, por u...

Skandali me Unazën e Burrelit, Këlliçi: U shfaq si “sukses”, por u degradua brenda pak muajsh

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar qeverinë për mënyrën se si është menaxhuar projekti i Unazës së Burrelit, duke thënë se investimi është paraqitur si arritje, por në praktikë ka dështuar brenda një kohe të shkurtër.

Sipas tij, në fund të tetorit të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama e prezantoi projektin si të përfunduar, duke publikuar edhe pamje nga punimet dhe rehabilitimi i rrugës. Megjithatë, vetëm pak muaj më pas, Këlliçi pretendon se segmenti rrugor që kushtoi rreth 1.2 milionë euro ka pësuar shembje në disa pika dhe gjendja e tij është përkeqësuar më tej.

Ai shton se aktualisht nuk ka ndërhyrje për riparim dhe as përgjegjësi të mbajtur për dëmet e shkaktuara, ndërsa sipas tij, projekti është lënë në degradim të plotë.

Reagimi i plotë

Nga fundi i tetorit të vitit të kaluar, Edi Rama mburrej se po përfundonte Unaza e Burrelit dhe nxori foto nga punimet e nga gjithë shtresat, e nga transformimi i madh.
3 muaj më pas Unaza që kushtoi 1.2 milionë euro u shemb në disa vende. Sot, ajo ka degraduar edhe më shumë. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë, asnjë përgjegjësi.
Hera e fundit që kryeministri u lidh me këtë projekt ishte për propagandë. Nuk ndjehet më, edhe pse sot fotot e pamjet tregojnë degradimin.
Njësoj si ky rast, është e gjithë qeverisja e rilindjes. Fondet jepen, merren, ndahen, punët nuk bëhen, qytetarët lihen pastaj në fatin e tyre.

spot_img

Artikujt e fundit

Qeveria shtrëngon rregullat për protestat: Kufizime në zona të caktuara, fshirje postimesh dhe gjoba deri në 500 mijë lekë

Qeveria shqiptare ka miratuar sot, më 28 tetor, ndryshime në ligjin “Për tubimet”, duke...

Shënim i Albania Today/Dy zhvillime që treguan kush i luan fijet në Tiranë

Në të njëjtën ditë ndodhen dy ngjarje që konfirmuan edhe një herë se kush...

I vëllai i vrau ish-bashkëshorten, flet Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje, jam munduar ta parandaloj…

Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, ka kundërshtuar masën e paraburgimit prej një muaji,...

Nga ulja e çmimit të naftës te rritja e taksave, Rama prezanton 10 masat që prekin qytetarët dhe bizneset

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot, më 28 tetor, 10 masat e reja ekonomike...

Më shumë