BallinaVendiAktualitetSkënder Hitaj emërohet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Publikuar më

spot_img

Skënder Hita është emëruar drejtori i ri i Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës në fillim të këtij muaji.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe është komunikuar nga Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas Lamallarit, ky vendim i marrë ishte i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet, pasi Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga procesi i konkurrimit.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”, shkruan Lamallari.

Artikujt e fundit

Endri Meksi: Kërcënime dhe heshtje nga institucionet, askush nuk po reagon

Drejtori i MCN TV, Endri Meksi, ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e reagimit...

Tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, përleshje dhe arrestime pranë qendrave të votimit

Zgjedhjet lokale në Serbi janë shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona të...

Terror në lokal në Kavajë, 28-vjeçari i armatosur dhunon pronarin dhe përfundon në pranga

Një 28-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi hyri i armatosur në një lokal, ku...

Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari...

Më shumë