SPAK po vijon hetimet ndaj pushtetit vendor, duke u fokusuar te lejet e ndërtimit në jug të vendit.
Sipas informacioneve të bëra publike në emisionin “Top Story”, aktualisht janë në verifikim disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, ndërsa hetimet lidhen me mënyrën e dhënies së lejeve dhe procedurat e ndjekura.
Në fokus janë zona si Vlora, Saranda dhe Himara, ku po shqyrtohet nëse janë respektuar kriteret ligjore apo nëse ka pasur shkelje në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Pushteti lokal konsiderohet ndër sektorët më të prekur nga hetimet e SPAK, ndërsa pritet që çështjet në proces të sjellin zhvillime të tjera në vijim.

