Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënim me 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberin, i cili do të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar që t’i konfiskohet pasuria, si dhe t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.
Gjatë hetimeve, SPAK ka zbuluar se si Berberi jepte tenderat e institucionit që drejtonte te shoqëria “DAAM” sh.p.k., në pronësi të tij, por që e kishte fshehur nën emrat e Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Berberi menaxhonte, kontrollonte dhe përdorte të ardhurat e shoqërisë “DAAM”sh.p.k, për shpenzime private të tij. Gjithashtu është evidentuar interesi i ndërsjellë financiar mes të pandehurve Evis Berberi dhe Valter Begaj, të cilët në mënyrë të vazhdueshme kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për identifikimin e procedurave të prokurimit të planifikuara për t’u zhvilluar, në interes të përfitimeve reciproke mes tyre.
“Nga aktet e administruara rezulton se i pandehuri Evis Berberi, ka vepruar në procedurat e prokurimit të mësipërm, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në në një rast tjetër, nën cilësinë e kryetarit të komisionit të vlerësimit të ofertave, ka favorizuar dhe krijuar privilegje për shoqërinë pjesëmarrëse dhe fituese në këto procedura prokurimi, shoqërinë “Net Group” sh.p.k, në pronësi të të pandehurit Valter Begaj, ku në gjashtë prej këtyre procedurave të prokurimit, i pandehuri Evis Berberi ka kërkuar dhe marrë nga të pandehurit,Valter Bergaj, Evis Lami dhe Brunilda Buli, përfitimin e parregullt në vlerën 77.380.973 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) lekë”, thotë SPAK.
Komunikimet e zbuluara në telefonat e Evis Berberit sollën edhe pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, e përfshirë në aferën e tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe.
SPAK ka dhënë pretencën edhe për ish-drejtuesit e tjerë të ARRSH-së dhe personat e tjerë të pandehur në këtë çështje.
Adela Kica, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Adja Strazimiri, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Adrian Kroi, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Altin Llazi Marko, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Artan Leskoviku, 1 vit burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Bledar Aliaj, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 4 vite shërbim prove si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Blerta Musabelli, 2 vite burg që konvertohet në punë me interes publik, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Brunilda Luli, 7 vite e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove për 4 vite.
Denis Xhoxhi, 1 vit burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Ela Goxhaj, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në 150 orë punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Erald Elezi, 1 vit e 6 muaj burg që reduktohet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Ervis Lami, 7 vite e 6 muaj burgim që reduktohet me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar; pjesa e mbetur shërbim prove për 4 vite.
Genti Raça, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Gëzim Ali Noni, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove për 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Jetmira Dervishi, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Kamelia Fatri Tafaj, 2 vite burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Orjon Myzafer Islamaj, 1 vit burg që kthehet në shërbim prove për 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Shkëlqim Dervish Lusha, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në shërbim prove për 4 vite dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Valbona Sulejman Pepa, 1 vit e 6 muaj burg që konvertohet në punë me interes publik dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.
Valter Nimet Begaj është me gjykim të zakonshëm.

