BallinaVendiAktualitetSPAK: Pastrimi i parave po zhvendoset nga modelet sporadike tek arkitektura të...

SPAK: Pastrimi i parave po zhvendoset nga modelet sporadike tek arkitektura të qëndrueshme

Publikuar më

spot_img

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara.

Në raportin vjetor për Kuvendin e Shqipërisë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shprehet se, nga analiza e rasteve të hetuara mbi veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale gjatë viteve të fundit, evidentohet një model i integruar i pastrimit të parave, i lidhur ngushtë me aktivitete kryesore kriminale nga të cilat kanë burimin këto të ardhura kriminale, si trafiku i narkotikëve, trafiku i armëve, emigrimi i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe skemat mashtruese financiare.

Sipas SPAK, skemat e pastrimit karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve te transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave (Havala) përdorimin e kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë (cash) dhe fragmentimin e transaksioneve për të shmangur raportimin financiar.

Në disa raste konstatohet përdorimi i rrjeteve ndërkombëtare me nyje operacionale në disa shtete, ku ndahen funksionet e gjenerimit të të ardhurave kriminale, transferimit të tyre dhe riintegrimit në ekonomi përmes ndërmjetësve dhe strukturave mbuluese.

Përdorimi i komunikimeve të enkriptuara dhe i ndërmjetësve të specializuar financiarë rrit nivelin e fshehtësisë dhe vështirëson gjurmimin e këtyre transaksioneve monetare.

Tipare të përsëritura në raste të ndryshme përfshijnë përdorimin e subjekteve tregtare formalisht të ligjshme, si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve, ku janë përfshirë zyra të këmbimit valutor, shoqëri transfertash parash, agjenci udhëtimi, subjekte ndërtimi dhe tregtare, si dhe struktura financiare jobankare.

Këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për depozitimin dhe shpërndarjen e shumave, por edhe për krijimin e dokumentacionit fiktiv.

Një karakteristikë e veçantë ishte shpërndarja e përfitimeve brenda rrjeteve; personat që realizojnë transferimin dhe transportin e parave zakonisht përfitonin nga 3 deri 10% të shumës së dërguar, me normë mesatare të zakonshme rreth 5%-6% të ndara mes koordinatorëve të vendit të origjinës dhe atyre në vendin pritës, ndërsa transportuesit fizikë marrin shpërblim më të ulët, rreth 1%-5% ose pagesë fikse për çdo dërgesë.

Faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët, duke synuar integrimin e të ardhurave kriminale në ekonominë formale.

Në tërësi, sipas SPAK, rastet tregojnë kalimin nga modele sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe shumëanshme të pastrimit të parave, të mbështetura nga organizim i sofistikuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe instrumente financiare alternative.

BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Reagon Ambasada Gjermane pas vendimit për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, kusht për integrimin në BE

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar...

PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe.

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për...

Horoskopi, 12 mars 2026

Dashi Natyra juaj e hapur dhe e gëzueshme është intensifikuar sot, kështu që ndoshta do...

“Nuk dua që të më lëndojnë më”, letra e dhimbshme e 25-vjeçares para tragjedisë

“Nuk doja më që njerëzit që më kanë bërë keq të vazhdonin të më...

Më shumë

Reagon Ambasada Gjermane pas vendimit për Ballukun: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta, kusht për integrimin në BE

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar...

PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali, Xhafaj dhe ministri Gonxhe.

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për...

Horoskopi, 12 mars 2026

Dashi Natyra juaj e hapur dhe e gëzueshme është intensifikuar sot, kështu që ndoshta do...