BallinaUncategorizedStrasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për...

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të Fredi Belerit, duke konstatuar se vazhdimi i paraburgimit të tij nga autoritetet shqiptare ishte joproporcional dhe nuk mbështetej në arsye të mjaftueshme.

Në vendimin e saj, Gjykata sqaron se arrestimi fillestar i Belerit ishte i justifikuar, por thekson se, pas përfundimit të hetimeve më 19 korrik 2023, autoritetet shqiptare duhej të rivlerësonin nëse vazhdimi i masës së arrestit në burg ishte ende i nevojshëm.

Sipas Strasburgut, gjykatat shqiptare nuk morën në konsideratë sa duhet faktin se hetimet kishin përfunduar dhe dosja ishte dërguar për gjykim. Gjithashtu, nuk u paraqitën prova konkrete se Beleri mund të ndërhynte në dëshmitë apo provat e çështjes.

Gjykata vuri në dukje edhe se nuk ishin shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme lidhjet familjare dhe ekonomike të tij me Himarën, si dhe mundësia e zëvendësimit të paraburgimit me masa më të buta sigurie.

Në përfundim, Gjykata e Strasburgut vendosi që Shqipëria t’i paguajë Fredi Belerit 450 euro për dëmin jopasuror dhe 5 mijë euro për shpenzimet gjyqësore, në total 5,450 euro, pa përfshirë taksat e mundshme.

Megjithatë, Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për kompensimin e të ardhurave të humbura gjatë periudhës kur nuk mundi të ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj 2023, nën dyshimet për shitblerje votash, ndërsa në zgjedhjet vendore të atij viti u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës. Ai nuk arriti të betohej dhe të merrte detyrën për shkak të paraburgimit. Më pas u dënua me dy vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

spot_img

Artikujt e fundit

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare...

Mëngjes i zi në Bullgari: Dy aksidente me 86 mjete, të paktën 11 të vdekur dhe 49 të plagosur. Qeveria anulon mbledhjen

Tragjedi në autostradën Trakia në Bullgari. Sipas informacionit të deritanishëm, të paktën 11 persona...

Më shumë