BallinaUncategorized“Studentët kanë të drejtë, por...”,Rama u flet troç grekëve dhe zbulon vendimin...

“Studentët kanë të drejtë, por…”,Rama u flet troç grekëve dhe zbulon vendimin për dorëheqjen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të studentëve dhe qytetarëve që kanë përfshirë Tiranën gjatë dy javëve të fundit.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama ka mbrojtur mandatin e tij qeverisës, duke theksuar se ndryshimi i pushtetit në një vend demokratik bëhet përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës.

“Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo përmes bombave molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë”, është përgjigjur Rama kur është pyetur nëse ka ndërmend të largohet nga detyra.

Kryeministri ka pranuar se shqetësimet e studentëve për cilësinë e arsimit, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive janë të bazuara dhe kërkojnë përgjigje konkrete nga qeveria.

Ai ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2027, i cili pritet të prezantohet së shpejti, do të përfshijë masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.

Rama ka përsëritur gjithashtu gatishmërinë për dialog me studentët dhe pedagogët, duke deklaruar se është i hapur të shqyrtojë edhe propozimet që vijnë nga kritikët më të ashpër të qeverisë.

Megjithatë, ai ka bërë një dallim mes studentëve që protestojnë për një të ardhme më të mirë dhe grupeve të maskuara që, sipas tij, përdorin dhunën gjatë tubimeve.

Kryeministri ka pretenduar se mes këtyre grupeve ka edhe individë të lidhur me lëvizjen Antifa, të cilët i akuzon për hedhjen e bombave molotov, sulme ndaj ndërtesave publike dhe dëmtime të pronës private.

Lidhur me kërkesat për dorëheqjen e tij, Rama është shprehur se çdokush ka të drejtë ta kërkojë atë, por askush nuk mund t’ia imponojë përmes dhunës.

“Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë”, ka deklaruar ai.

Në përfundim, kryeministri ka theksuar se do të vijojë detyrën dhe angazhimin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të shmangem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se vënia e flakës vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, është shprehur Rama.

Deklaratat vijnë në një kohë kur protestat studentore dhe qytetare kanë vijuar në kryeqytet, me kërkesa për përmirësimin e arsimit, uljen e kostos së jetesës, luftën kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e qeverisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Dash Sula i rrëzon Ramës propagandën e meritokracisë: Ja si bëhen emërimet me urdhër të kryeministrit!

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka publikuar një mesazh zanor të Edi Ramës, në...

Dita e 14-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit

Në ditën e 14-të të tubimit, protestuesit kanë nisur të grumbullohen përpara Ministrisë së...

Kallëzim në SPAK për dhunën e policisë ndaj protestuesve, një grup akademikësh: Po kërkohet të imponohet heshtja

Një grup intelektualësh dhe akademikësh, kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të...

Më shumë