Zgjedhjet lokale në Serbi janë shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona të vendit, gjatë procesit të votimit që nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në 20:00.
Raportohet për përplasje mes qytetarëve pranë disa qendrave të votimit, si dhe ndërhyrje të policisë për të normalizuar situatën. Në qytetin Bajina Basta, pronari i një lokali është arrestuar pasi dyshohet se nxori armën gjatë një konflikti mes disa personave.
Po ashtu, një gazetar ka mbetur i plagosur gjatë incidenteve, pasi është goditur në kokë dhe është ekspozuar ndaj gazit lotsjellës.
Autoritetet serbe po ndjekin nga afër situatën, ndërsa procesi zgjedhor vijon mes tensioneve dhe masave të shtuara të sigurisë.

