Katër automjete me vlerë rreth 200 mijë euro janë sekuestruar në Tiranë, pasi rezultonin të vjedhura në vendet e Bashkimit Europian dhe në.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” çoi në procedimin penal të dy shtetasve, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e këtyre mjeteve në Shqipëri.
Automjetet e sekuestruara janë bllokuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal.
Njoftimi i plotë
Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”.
Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:
-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;
-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMË” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;
-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;
Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

