BallinaVendiAktualitetTerror në lokal në Kavajë, 28-vjeçari i armatosur dhunon pronarin dhe përfundon...

Terror në lokal në Kavajë, 28-vjeçari i armatosur dhunon pronarin dhe përfundon në pranga

Publikuar më

spot_img

Një 28-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi hyri i armatosur në një lokal, ku kanosi klientët dhe goditi me qytën e pistoletës pronarin e biznesit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2, ku i riu, i identifikuar si Murat Curri (alias Murat Cërriku), ka krijuar panik mes të pranishmëve duke ushtruar dhunë dhe kërcënime.

Pas incidentit, ai u largua me shpejtësi me automjet, duke përplasur edhe një mjet të parkuar gjatë arratisë. Policia e Kavajës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Durrësit, nisi menjëherë ndjekjen.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe një automjet tjetër. Më pas braktisi makinën dhe u largua në këmbë.

Pas disa orësh kërkimesh, ai u lokalizua dhe u kap në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Gjatë arratisë kishte hedhur armën e zjarrit, e cila u gjet dhe u sekuestrua nga policia.

Në automjetin e tij u gjet edhe një krehër me municion luftarak. Nga hetimet rezulton se ai ka kanosur dy klientë dhe ka goditur pronarin e lokalit, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

I riu, me precedentë penalë, është arrestuar ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikujt e fundit

Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku pronari...

Reagon për herë të parë nga burgu, Maduro flet pas arrestimit në SHBA

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht...

Zbulohet “shtëpi bari” në Shijak, 4 në pranga mes tyre punonjës i OSHEE-së

Një operacion policor i koduar “Përshtatja” ka çuar në zbulimin e një ambienti të...

Tentuan të grabisin një argjendari në Pogradec, arrestohen 2 të rinj një tjetër në hetim

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Argjendaria” për zbardhjen e një tentative vjedhjeje të...

Më shumë