BallinaRajoni & BotaTragjedi në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan e tij, DETAJE: E qëlloi...

Tragjedi në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan e tij, DETAJE: E qëlloi me armë, pastaj 40 herë me kaçavidë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Australi, ku një 47-vjeçar me origjinë shqiptare nga Kosova dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare, pasi ishte ndarë nga ajo.  Sipas raportimeve të mediave të huaja, burri dyshohet se e ka qëlluar gruan tre herë me pistoletë të tipit Beretta dhe më pas e ka goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit.

Dyshohet se burri kishte krijuar bindjen se bashkëshortja e tij ishte shtrigë dhe merrej me magji të zezë. Po ashtu edhe gjatë qëndrimit në burg ai ka vijuar të fliste për magjinë e zezë dhe demonët.

Në një raport mjekësor, 47-vjeçari është vlerësuar se vuante nga çrregullime psikotike dhe se nuk ishte në gjendje të mbante përgjegjësi penale për veprimet e tij.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe një tjetër shtetas nga Kosova, 45 vjeç, i cili dyshohet se i kishte siguruar armën e krimit, duke qenë në dijeni të qëllimit të 47-vjeçarit për të vrarë bashkëshorten. 45-vjeçari do të përballet me akuza për ndihmë në kryerjen e krimit, pasi pretendohet se kishte dijeni për planin për vrasjen e gruas.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

U arrestua në protestë, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë, Klevin Metaj lihet në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin...

SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave,...

Më shumë

U arrestua në protestë, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë, Klevin Metaj lihet në detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Klevin Metajt, duke zëvendësuar “arrestin...