BallinaRajoni & BotaTragjedi në ditën e Pashkëve në Gjermani/ Pema rrëzohet nga era e...

Tragjedi në ditën e Pashkëve në Gjermani/ Pema rrëzohet nga era e fortë, tre persona humbin jetën, mes tyre një foshnje

Publikuar më

spot_img

Tre persona, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj, humbën jetën tragjikisht të dielën e Pashkës pasi një pemë u rrëzua mbi një grup njerëzish që po kërkonin vezë në një pyll pranë Flensburgut, në veri të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në zonën Mittelangeln, ku për shkak të erërave të forta një pemë rreth 30 metra e lartë u rrëzua mbi ta. Katër persona mbetën të bllokuar nën pemë.

Në vendngjarje humbën jetën një 16-vjeçare dhe një 21-vjeçare, ndërsa vajza 10-muajshe e kësaj të fundit u dërgua me helikopter në spital, ku më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Një tjetër vajzë 18-vjeçare mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa disa persona të tjerë pësuan lëndime të lehta. Sipas policisë, në momentin e ngjarjes në pyll ndodheshin rreth 50 persona.

Autoritetet dyshojnë se rrëzimi i pemës është shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike dhe erërat e forta, por hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë vijojnë.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra forca shpëtimi, përfshirë zjarrfikës, policinë dhe një helikopter, ndërsa të pranishmëve iu ofrua ndihmë psikologjike. Sipas mediave, mbi 80 efektivë morën pjesë në operacionin e emergjencës.

Institucioni që kishte organizuar aktivitetin e përshkroi ngjarjen si një tragjedi të rëndë që tronditi komunitetin, ndërsa autoritetet gjermane shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Artikujt e fundit

Trump paralajmëron sërish: Nuk e përjashtoj dërgimin e forcave tokësore në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sërish se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit...

E papritur në Big Brother/ “A do të behësh e dashura ime”, Mateo i propozon Brikenës, ajo i thotë “Po”

Gjatë darkës që Vëllai i Madh i ka organizuar banorëve të Big Brother VIP...

Paralajmërimet e Trump ndaj Iranit/ Lavrov: SHBA duhet të heqë dorë nga gjuha e ultimatumeve! Negociatat mes palëve, domosdoshmëri

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin dorë nga gjuha e ultimatumeve”, tha Ministri...

Artemis II synon të thyejë rekordin e Apollo 13 për distancën nga Toka

Astronautët e misionit Artemis II tashmë konsiderohen pionierë të një epoke të re të...

Më shumë