BallinaUncategorizedTragjedi në Itali, humb jetën biznesmeni shqiptar, i ra dera metalike në...

Tragjedi në Itali, humb jetën biznesmeni shqiptar, i ra dera metalike në kokë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

spot_img

Artikujt e fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet nafta dhe ulet benzina

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri,...

Vrau me thikë një shqiptar në Itali, arrestohet në Vlorë 47-vjeçari i dënuar me 20 vite burg! Në pranga edhe 2 të kërkuar

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar gjatë...

“Shihni dhe gardën dhe zjarrfikësit”/ Diskutimet në Komisionin e Brendshëm, Çuçi: Paga e policëve rritet me 250 euro. Kapri: Sa i bletë 4 autobotet...

Rritja e pagave për punonjësit e Gardës së Republikës dhe shërbimin zjarrfikës, si dhe...

Si do të ndikojnë ulja e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit në çmime? Ministri i Financave: Bordi i Transparencës mund...

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale,...

Më shumë