BallinaUncategorizedTragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjedi në Shkodër, humb jetën elektricisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një 34-vjeçar, elektricist i zonës, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ai ishte thirrur nga disa familje jashtë orarit të punës për të rikthyer furnizimin me energji elektrike, pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

34-vjeçari u dërgua në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 20:36, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është dërguar pa shenja jete shtetasi A. N., 34 vjeç, me detyrë elektricist i zonës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjatë kohës që po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike, pasi ai ishte thirrur jashtë orarit të punës nga disa familje, të cilat kishin mungesë të energjisë elektrike, në fshatin Bardhaj, por pa njoftuar dispeçerinë e OSHEE-së.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, shkruan Policia.

spot_img

Artikujt e fundit

Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet , ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Dorian Puka, në gjashtë vitet e fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në...

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin! Grumbullimi drejt ndaljes

Rritja e prodhimit të ullirit gjatë vitit 2026 po shoqërohet me një rënie të...

Aksident në rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë...

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të...

Më shumë