BallinaVendiPolitikë“U dërgojnë turistëve mesazhe ku i nxisin të anulojnë rezervimet”, Pirro Vengu...

“U dërgojnë turistëve mesazhe ku i nxisin të anulojnë rezervimet”, Pirro Vengu flet për sulm të koordinuar: Po dëmtohet turizmi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka ngritur shqetësimin për një fenomen që sipas tij po prek sektorin e turizmit, duke e cilësuar si një sulm të koordinuar ndaj bizneseve dhe turistëve.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews, Vengu tha se disa turistëve që kanë kryer rezervime në hotele në Vlorë u janë dërguar mesazhe private në WhatsApp nga kontakte të panjohura, ku u kërkohet të anulojnë prenotimet.

Sipas tij, deri tani janë evidentuar 8 sinjalizime dhe rreth 50 biznese të prekura, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një sulm kibernetik të koordinuar.

“Rezultojnë 8 sinjalizime dhe rreth 50 biznese të prekura. Dyshimet janë për një sulm kibernetik të koordinuar. Materialet janë sinjalizime nga sipërmarrës, në rastin tonë në Vlorë”, tha Vengu.

Ai shpjegoi se turistët marrin mesazhe ku pretendohet se rezervimi i tyre nuk është konfirmuar plotësisht dhe jepen arsye të ndryshme për ta bërë atë të duket i pavlefshëm, me qëllim që ata të anulojnë qëndrimin e rezervuar.

“Mesazhet u dërgohen në WhatsApp nga një kontakt i panjohur, i cili u thotë se rezervimi nuk është konfirmuar plotësisht dhe i nxit praktikisht njerëzit të anulojnë prenotimin”, u shpreh deputeti socialist.

Vengu theksoi se identifikimi i burimit të sulmeve kibernetike është një proces kompleks, por sipas tij Policia e Shtetit po mbledh të dhënat e nevojshme për të zbardhur rastin.

“Policia e Shtetit ka kompetencën teknike dhe juridiksionin për ta bërë këtë hetim. Ka dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për një sulm të koordinuar, me dëshirë për të pasur impakt në biznes dhe të përqendruar në kohë”, deklaroi ai.

Sipas Vengut, qëllimi i këtij fenomeni dyshohet se është dëmtimi i besimit të turistëve dhe krijimi i një efekti negativ tek sipërmarrësit e sektorit të turizmit në vend.

spot_img
BurimiEuroNews

Artikujt e fundit

ALARM nga Mbrojtja Civile/ “Kujdes” nga reshjet e forta, 3 qarqe rrezikohen nga përmbytjet

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të enjte,...

Jo vetëm Ardi Veliut dhe Aleks Markut, SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e ish-drejtorit juridik të Kayo-s, Ardit Hysa, aktualisht sekretar...

Partia Demokratike e kënaqur me aksionin sot në protestë, zbulohet mesazhi i mbërritur në strukturat e PD: Ishim shumë mirë, por…

Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e sot në protestën jashtë ambienteve të...

Drejtuesi i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN në Budva

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, mori pjesë në Konferencën...

Më shumë