BallinaUncategorizedU dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt...

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku është konfliktuar oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, Mihal Velço.

Ai nuk ka pranuar të prononcohet, ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me motor kur dëgjoi një grup personash të panjohur që e shanë dhe e ofenduan. Ai tregon se zbriti nga motori dhe u përlesh fizikisht me ta, duke theksuar se nuk njihte asnjërin prej personave dhe se ngjarja ndodhi në orët e vona të natës. Sipas tij, pjesa tjetër e rrethanave i përket hetimit. Ai shton se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe se nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi konflikti ishte i çastit dhe, pas një përleshjeje të shkurtër, të gjithë personat e përfshirë u larguan.

Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme të Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kontrolluar banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ndërsa puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon.

Artikujt e fundit

Familja e Martin Canit përplaset me Ramën: “Mos e përdorni emrin e Martinit për kamera dhe politikë”

Familja e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar me një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit...

Spiunimi i gazetarëve në Serbi/ Komisioni Evropian reagon pas raportit të HRW: E papranueshme! Po ndjekim me shqetësim situatën

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim në lidhje me raportet për keqpërdorim të mundshëm të...

Guri masiv bie mbi një makinë në rrugën e Dukagjinit, shpëtojnë mrekullisht turistët

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në rrugën e Dukagjinit, ku një gur masiv...

Kamioni bie në një humnerë në Peru/ 14 të vdekur, mes viktimave një fëmijë

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të plagosur pasi...

Më shumë