BallinaVendiAktualitet“Vajza kishte nofullën e nxirë”, babai i Xhuana Nikollajt kërkon drejtësi: Mund...

“Vajza kishte nofullën e nxirë”, babai i Xhuana Nikollajt kërkon drejtësi: Mund t’ia ketë dhënë helmin ish-burri, kishte shenja kudo

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mes trishtimit dhe dhimbjes familja e Xhuana Nikollajt i ka bërë apel institucioneve që të vihet në vend drejtësia për ndarjen nga jeta të vajzës së tyre.

Ata i kërkojnë shtetit që të intensifikojnë kërkimet për të arrestuar ish-bashkëshortin e saj, i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se e ka shtyrë atë drejt vetëvrasjes.

Babai tregon për shenjat e dhunës që, sipas tij, ishin të dukshme në trupin e Xhuanës. Ai shton se telefoni i saj ende nuk është hapur nga policia, një detaj që, sipas familjes, mund të zbardhë të vërtetën.

Dhimbjen e kam të madhe, i bëj apel institucioneve që të vënë dorën në zemër dhe të vënë drejtësi për atë krim që ka bërë ai kriminel dhe të kapet sa më parë. Vajza ime s’i ka pasur asnjë borxh. Kushdo që e sheh ta denoncojnë dhe ta çojnë para drejtësisë.

Ekspertët të marrin dhe të hapin telefonin e vajzës time. Ditën kur tërhoqëm nga morgut trupin, ka pasur shenja në nofull, trup, krah, gjithkund, e ka bërë sikur të ishte egërsirë. Kërkoj të dënohet sa më shumë…. Nofullën e ka me shenja, ndoshta dhe i ka dhënë me zor helmin. Nuk e dimë”, tha babai i saj.

Mes lotësh dhe dhimbjes që, sipas tyre, nuk do të shuhet kurrë, familja Nikollajt ka një apel të drejtpërdrejtë…

Duam që ai djalë të kapet, Eraldo Fizi, të vuaj dënimin dhe të tregojë pse e ka rrahur motrën tonë”, tha motra e së ndjerës.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë