BallinaVendiAktualitetVdekja tragjike e 30-vjeçarit shqiptar në MB, ishte futur në kosh për...

Vdekja tragjike e 30-vjeçarit shqiptar në MB, ishte futur në kosh për të fjetur pasi ishte i pastrehë, e copëton makina e mbeturinave  

Publikuar më

spot_imgspot_img

Fundi tragjik i 30-vjeçarit shqiptar Sajmir Beca, ka lënë pas shumë trishtim dhe pikëpyetje.

Ai humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte futur në një kosh plehrash për të kaluar natën sepse ishte i pastrehë dhe u mor nga makina e mbeturinave.

Në një seancë të zhvilluar këtë javë, shoferi i kamionit përshkroi ngjarjen e rëndë, duke thënë se për shumë kohë ka jetuar mes makthesh.

Ai tha se i kontrolloi koshat por pa vetëm një karton, e më pas e ngarkoi koshin në makinën e plehrave. Pasi e zbrazi dhe ndezi butonin që bën lëvizjen ne tehut metalik, ai tha se dëgjoi britma të forta.

Menjëherë e ndaloi dhe njoftoi ambulancën. I riu shqiptar u transportua në spital, por disa ditë më vonë ndërroi jetë duke mos u bërë dot ballë plagëve.

Familja e tij udhëtoi nga Shqipëria drejt MB për të ndjekur hetimet, por gjykata e ka cilësuar këtë si një rast aksidental.

Familja e përshkroi Sajmirin si një person që rrezatonte mirësi dhe që kërkonte vetëm t’ua bënte jetën të tjerëve më të mirë, por që fatkeqësisht jeta e tij u ndërpre shumë shpejt në mes.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë