BallinaVendiAktualitetVjedhja e argjendarisë në Paskuqan, “arrest me burg” për të dyshuarin. Si...

Vjedhja e argjendarisë në Paskuqan, “arrest me burg” për të dyshuarin. Si maska e gjetur në pyll e lidh Argys Kalzin me ngjarjen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Argys Kalzin, personin e dyshuar për përfshirjen në vjedhjen e një argjendarie në Paskuqan.

Vendimi është marrë pasi gjatë hetimeve është gjetur një maskë në një zonë të pyllëzuar, në të cilën është përftuar material biologjik që, sipas hetuesve, përputhet me ADN-në e të dyshuarit.

Gjatë seancës gjyqësore, Kalzi ka mohuar çdo lidhje me vjedhjen, ndërsa ka dhënë një shpjegim për praninë e ADN-së së tij në maskën e sekuestruar.

Sipas pretendimit të tij, ai ka pasur disa maska të ndryshme që i ka blerë jashtë vendit për festën e Halloween-it. Kalzi ka deklaruar se i ka përdorur për festë dhe më pas i ka hedhur, duke pretenduar se nuk ka dijeni se si një prej tyre ka përfunduar në zonën ku është gjetur nga hetuesit.

“I kam qejf maskat e Halloween-it. Kam pasur disa, i kam blerë jashtë vendit. I kam përdorur për festë dhe më pas i kam flakur. Nuk e di çfarë ka ndodhur me to”, mësohet të ketë deklaruar ai në gjykatë.

Hetimet – Sipas burimeve, një prej provave kryesore të administruara gjatë hetimit është një maskë e gjetur në një zonë të pyllëzuar, ku ekspertiza ka evidentuar material biologjik që përputhet me ADN-në e Argys Kalzit.

Megjithatë, i dyshuari ka këmbëngulur se kjo provë nuk e lidh atë me vjedhjen, duke argumentuar se maska mund të ketë përfunduar në duart e personave të tjerë pasi ai e kishte hedhur.

Në vendin ku janë gjetur sendet e dyshuara si të lidhura me ngjarjen, hetuesit kanë evidentuar edhe gjurmë të tjera, përfshirë gjurmë që nuk përputhen me të dyshuarin.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të vjedhjes së argjendarisë në Paskuqan vijojnë.

Autoritetet po verifikojnë të gjitha provat e mbledhura dhe rrethanat se si maska me materialin biologjik të përputhshëm me ADN-në e të dyshuarit ka përfunduar në zonën e pyllëzuar.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Më shumë