BallinaUncategorizedVrau shqiptarin dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër, familja...

Vrau shqiptarin dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër, familja në agoni pas detajeve të reja 

Publikuar më

spot_imgspot_img

Përgjegjësia e Cristiano Mossalit për vrasjen e shqiptarit Nexhat Ramës konsiderohet e sigurt, ndërsa ajo që mbetet për t’u përcaktuar është nëse krimi ishte i paramenduar, siç ka pretenduar gjatë gjithë kohës Prokuroria, apo jo.

Ky është ndryshimi thelbësor që pritet të përcaktojë edhe dënimin përfundimtar të 56-vjeçarit nga Capriolo, pasi vendimi është apeluar. Në shkallën e parë, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Mossalin me 27 vite burg, ndërsa Gjykata e Apelit e uli dënimin në 14 vite, duke vlerësuar se paramendimi nuk ishte provuar në mënyrë të mjaftueshme.

Mossali, mekanik makinash nga Capriolo, ndodhet në burg që prej fillimit të shtatorit, katër vite më parë. Ai akuzohet për vrasjen e Nexhat Ramës në servisin e tij të riparimit të automjeteve dhe më pas për djegien e trupit dhe të makinës së viktimës në një zonë rurale, jo shumë larg banesës së tij.

Tashmë, 56-vjeçari do të duhet të presë muajt në vijim për të mësuar se sa kohë do të duhet të qëndrojë ende në burg dhe nëse dënimi përfundimtar do të jetë ai i vendosur nga Gjykata e Apelit apo do të rikthehet në fuqi dënimi më i rëndë i shkallës së parë.

Në qendër të çështjes mbetet pikërisht pyetja nëse Mossali e kishte planifikuar më parë vrasjen apo bëhet fjalë për një krim pa paramendim. Një përcaktim që sjell një diferencë të konsiderueshme në dënim: nga 27 vite burg në shkallën e parë, në 14 vite sipas vendimit të Apelit.

spot_img

Artikujt e fundit

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

Kroacia ka asgjësuar 147 kuintalë, ose 14 tonë e 700 kilogramë, speca të kuq...

“Reagimi ynë do të përshkallëzohet”, përfundon mbledhja, gjyqtarët të prerë: Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e ‘Kushtetueses’

Në përfundimin e mbledhjes së gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave, këta të fundit...

SPAK godet grupin e mashtrimit përmes Call center në Tiranë, ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore...

Kallëzimi i gjyqtarëve ndaj Ministrit të Financave, reagon Rama: Mungon emri im dhe i Ministrit të Drejtësisë, pagat rriten me vendim të Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me kallëzimin penal të gjyqtarëve ndaj Ministrit të...

Më shumë