Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij po përgatitet për mundësinë e një sulmi nga ajo që ai e quajti një aleancë mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Vuçiç tha se Serbia është duke monitoruar nga afër situatën dhe po ndërmerr masa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.
Ai theksoi se vendi duhet të jetë i gatshëm për çdo skenar dhe se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh në rajon, ndërsa Serbia vijon të ndjekë me vëmendje zhvillimet që lidhen me bashkëpunimin mes këtyre vendeve.

