BallinaUncategorizedXhafaj kritika drejtuesit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Jeni institucioni më...

Xhafaj kritika drejtuesit të Agjencisë së Eficencës së Energjisë: Jeni institucioni më jo korrekt, nuk njihni ende rolin e Kuvendit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Përplasja mes drejtuesit të Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Ani Hasa, dhe kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, u shënua gjatë seancës dëgjimore parlamentare për mbikëqyrjen e veprimtarisë së agjencive ekzekutive.

Xhafaj kritikoi institucionin për vonesën në kthimin e përgjigjeve të kërkuara nga Kuvendi, duke e cilësuar këtë si një problem në raportin me Parlamentin. Debati vijoi me një replikë të drejtpërdrejtë mes dy palëve:

Ani Hasa: “Ligji për eficencën e energjisë pritet që për këtë vit të miratohet. Kemi punuar me instalimin e karikuesve për automjetet elektrike. Jemi përqendruar në qytetet ndërlidhëse dhe në zonën e pikave kufitare. Kjo është një përmbledhje rreth veprimtarive tona, duke shtuar edhe faktin që ju kemi kthyer përgjigje me shkrim për pyetjet që ju keni pasur”.

Fatmir Xhafaj: “Jeni institucioni më aspak korrekt sa i takon raportit me parlamentin, ju është dashur 5 muaj të ktheni përgjigje. Kjo ose tregon se nuk jeni korrekt, ose nuk njihni rolin dhe autoritetin e Kuvendit në Kushtetutën e Republikës. Këshilltarët më kishin thënë të mos e vazhdoja këtë gjë, por e thashë këtu meqë ju e përmendët. Gjithsesi, ne do të bëjmë raportin tonë dhe do ta dorëzojmë në institucionet tuaja eprore”.

spot_img

Artikujt e fundit

Drogë pranë shkollave në Kuçovë dhe Moravë/ Kapen mbi 4 kg kanabis, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Kuçovë dhe Moravë, pasi dyshohet se tentonin të shisnin...

Muçi si fabrikë golash e asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara, shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

Fillimi i sezonit 2026/27 në Superligën e Turqisë ka sjellë në vëmendje formën e...

Heshtja nuk shërben, duhet transparencë për sekretet e Vlorës

Me siguri çështja e Vlora Hysenit do të mbahet nga qeveria në një profil...

Korreshi: “O bosa, është cenuar siguria kombëtare, ju ndani kooperativat”/Debat te ‘Ligjet’ për arrestimin e Vlora Hysenit

Zhvillimet rreth ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, kanë sjellë debat të fortë edhe në...

Më shumë