Një shtëpi bari është zbuluar në Peqin pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Elbasanit.
Sipas burimeve, ambienti ku zhvillohej kjo veprimtari rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar mbi 3000 rrënjë kanabis. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

