BallinaUncategorizedZjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe...

Zjarri apokaliptik në Himarë po përhapet me shpejtësi, bashkia thirrje banorëve dhe turistëve: Largohuni nga zonat me rrezik

Publikuar më

spot_imgspot_img

Zjarri në Himarë po merr përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi në zonat e banuara.

Një banesë është shkrumbuar ndërsa rrezikohen më shumë se 40 shtëpi dhe hotele.

Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim ku u kërkon banorëve dhe turistëve që ndodhen në zonat pranë rrezikut të largohen dhe të kontaktojnë me autoritetet.

Situata paraqitet e vështirë për zjarrfikësit, të cilët vijojnë të jenë në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Ndërkohë banorët bëjnë apel për ndihmë, ndërsa flakët po u afrohen shtëpive të tjera në qytet.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe erës, situata është rënduar ndjeshëm, ndërsa ka nisur edhe evakuimi i banorëve, por edhe i turistëve që ndodhen në hotelet e Himarës.

Era dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse edhe më të vështirë.

spot_img

Artikujt e fundit

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Vorë, raportohet vetëm për dëme materiale

Një shpërthim i shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse ka ndodhur rreth...

Nafta “kërcen” mbi 96 dollarë, tensionet SHBA-Iran rrisin frikën për Hormuzin

Çmimi i naftës Brent është ngjitur sërish pranë 96 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet...

“Ishte kurth”/ Detaje të reja nga përplasja në hotelin në Orikum, si mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes dy biznesmenëve

Detaje të reja dalin në dritë nga konflikti fizik që ndodhi sot në Orikum,...

Më shumë