BallinaVendiAktualitetZjarri në hotelin në Vlorë, mjeku zbulon gjendjen e të plagosurve: Një...

Zjarri në hotelin në Vlorë, mjeku zbulon gjendjen e të plagosurve: Një paciente me djegie në 100% të trupit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shefi i reanimacionit të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka folur për momentin e mbërritjes së gjashtë të plagosurve në spital, pas zjarrit që përfshiu hotelin Brooklyn në Lungomare.

Sipas tij, pacientët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës.

“Ishte një situatë shumë emergjente. Bëhej fjalë për 6 pacientë të dëmtuar nga zjarri, të cilët ndodheshin në katin e dytë. Tre prej tyre kishin djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin hedhur nga kati i dytë dhe kishin pësuar fraktura të kolonës.

Dy prej pacientëve i nisëm drejt Qendrës së Traumës, pasi nuk kishin djegie, ndërsa tre të tjerë u dërguan në repartin e djegieve. I gjithë ekipi u njoftua dhe ishte në gatishmëri për të përballuar situatën.

Pacientët kanë mbërritur rreth orës 4:30. Njëra prej pacienteve, e cila është në rrezik për jetën, kishte djegie në pothuajse 100% të trupit, ndërsa një tjetër rreth 50%. Bëhet fjalë për persona të moshave të reja, rreth 25-30 vjeç. Ata ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri prej pacientëve nga Rrësheni”, tha Edmond Breshanaj.

Zjarri në hotelin Brooklyn në Lungomare ka nisur nga lokali në katin e parë dhe është përhapur edhe në katin e dytë të ndërtesës, ku ndodhet hoteli.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Më shumë