BallinaVendiAktualitetZjarri në pallatin shumëkatësh në Tiranë, nisin arrestimet pas shkrumbimit të apartamenteve

Zjarri në pallatin shumëkatësh në Tiranë, nisin arrestimet pas shkrumbimit të apartamenteve

Publikuar më

spot_img

Tashmë kanë nisur arrestimet pas zjarrit që shkatërroi dhjetëra apartamente në pallatin në Tiranë.

Ende nuk dihet numri i personave të arrestuar, teksa autoritetet po vijojnë ende hetimet.

Deri më tani mësohet se të arrestuar janë disa persona, teksa dy prej tyre menaxheri i një marketi dhe administratori i pallatit.

Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me zjarrin e madh që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke zbuluar se është ngritur grupi i punës për inspektim i menjëhershëm të shkaqeve të këtij aksidenti.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu pallatin, pjesë e një kompleksi, në afërsi të QSUT në Tiranë gjatë ditës së djeshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Mëngjesin e sotëm, pas shuarjes së flakëve, situata ka qenë e rëndë, ku fasada e ndërtesës është djegur pothuajse tërësisht.

8 persona janë asfiksuar nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan edhe 2 helikopterë Cougar, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve ka zgjatur për disa orë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

Artikujt e fundit

PD Pukë në përplasje, gara për kryetar kthehet në Rithemelimi kundër Euroatlantikëve

Përplasjet brenda Partia Demokratike në Pukë janë intensifikuar ndjeshëm në prag të zgjedhjeve për...

Paralajmërimi nga avokatët amerikanë: Bisedat me AI mund të përdoren kundër jush

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen inteligjencës artificiale për këshilla, disa...

Shehaj dhe Kapri në Bruksel me shefen e PPE: Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit, themeli i integrimit në BE

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Bruksel, së...

Arrin deri 60% reduktimi i autobusëve në rrethe, paralajmërim deri në pezullim të shërbimit

Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe. Kryetari...

Më shumë