BallinaVendiEkonomi10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

Publikuar më

spot_imgspot_img

Adem Lushi ka ardhur nga fshati Domje pranë zyrave AREB Tiranë për të qenë pjesë e skemës mbështetëse për të imtat.

“Kam ardhur nga stanet në Domje për të aplikuar. Kam 270 kokë dele dhe vij çdo vit këtu, pasi vetë nuk kam mundësi ta bëj në telefon”, tha fermeri Adem Lushi.

Ndryshe nga një vit më parë, forma e aplikimit këtë herë në portalin e-Albania është më e lehtë, pasi numri i veprimeve kompjuterike është përgjysmuar.

“Për Skemën Kombëtare 2026 shumë veprime janë automatizuar dhe të dhënat që i vendos unë apo fermeri janë shumë të pakta, kjo për ta bërë sa më të aksesueshme për fermerët”, tha Gerantina Llanaj.

Për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje, fermeri mund të përdorë edhe aparatin e tij celular, e pavarësisht kësaj pjesa më e madhe e tyre preferojnë të paraqiten pranë agropikave.

“Mjafton të hapim e-Albania dhe të ngarkojmë të dhënat, qytetin, masën që përfitojmë, numrin e llogarisë bankare dhe aplikimi kryhet me sukses. Zotëri, kësaj here për numrin e krerëve do të përfitoni më tepër para; nga 1200 lekë për kokë, tani do të merrni 1500 lekë për kokë”, tha Gerantina Llanaj.

Ndërsa për fermerët që janë nën 40 vjeç, për herë të parë do të kenë mundësi të përfitojnë 1 milion lekë të reja nëse ata vendosin të ndërtojnë një stallë apo të mbjellin një parcelë toke.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë