BallinaVendiPolitikë251 m², 15 milionë euro… Balla ironizon Shehajn: "Petët e byrekut po...

251 m², 15 milionë euro… Balla ironizon Shehajn: “Petët e byrekut po hapen”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deklarata e pasurisë së kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u rikthye në qendër të debatit politik gjatë seancës plenare të Kuvendit, pas akuzave të ngritura nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Edhe pse Shehaj nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi është përjashtuar me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, Balla i kërkoi publikisht të japë shpjegime për një transaksion të deklaruar në pasurinë e tij.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla u ndal te një pasuri që, sipas deklaratës së ndryshimit të pasurisë, Agron Shehaj e ka shitur në shtator të vitit të kaluar.

Gone, na sqaro si mund të shesë një njeri një apartament 251 m² për 15 milionë euro. Petët e byrekut po hapen“, deklaroi Balla.

Sipas deklaratës së depozituar, Shehaj ka deklaruar shitjen e një pasurie të paluajtshme, të përbërë nga truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale 251 metra katrorë, për vlerën 15 milionë euro.

Në dokument nuk specifikohet vendndodhja e pronës, ndërsa shuma e deklaruar ka ngjallur debat për shkak se është shumë më e lartë se vlerat e zakonshme të tregut të pasurive të paluajtshme.

Në diskutimet publike janë ngritur pyetje mbi mënyrën e përcaktimit të çmimit të shitjes, dokumentacionin që e justifikon këtë transaksion, si dhe identitetin e blerësit.

Po ashtu, janë bërë krahasime edhe me pasuri të tjera të deklaruara nga vetë Shehaj. Sipas deklarimeve të tij, një pronë me sipërfaqe rreth 2 mijë metra katrorë është blerë për 2 milionë euro, ndërsa një tjetër me sipërfaqe rreth 1.980 metra katrorë figuron me vlerë 6.15 milionë euro.

Përveç të ardhurave nga shitja e pronës prej 15 milionë eurosh, në deklaratën e pasurisë Shehaj ka raportuar edhe hua të dhëna në vlerën rreth 2.8 milionë euro, si dhe të ardhura të tjera të konsiderueshme.

Artikujt e fundit

Ministrja serbe bën deklaratën skandaloze: Po të isha e lirë si Millosheviç, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka...

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit: Jam i pafajshëm/ Nëna e viktimës: Të dënohet me burg ose…

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë...

I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet sërish në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

I akuzuari për vrasjen e policit Santiago Malko, Ilir Selmani, është paraqitur sërish këtë...

Autorët u maskuan si policë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës famëkeqe të drogës në Ekuador

Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador...

Më shumë