BallinaVendiKronikë30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës,...

30 studentët e Akademisë së Sigurisë në QSUT/ Zbulohet menuja e darkës, AKU mbledh mostrat e ushqimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Rreth 30 studentë të Akademisë e Sigurisë janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së në Tiranë me simptoma të të vjellave, duke ngritur dyshime për një rast të mundshëm helmimi ushqimor.

Nga të prekurit, 15 studentë kanë marrë ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër është mbajtur nën vëzhgim. Sipas autoriteteve, menjëherë pas incidentit ka nisur hetimi, ku janë marrë kampione ushqimi për analiza laboratorike.

Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake, nga rreth 1200 racione ushqimi të shpërndara në total, vetëm një numër i vogël studentësh kanë raportuar shqetësime shëndetësore, duke e bërë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për helmim masiv.

Autoritetet shëndetësore dhe AKU kanë sekuestruar mostrat e ushqimit dhe po presin rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Darka e studentëve të Akademisë së Sigurisë ka përfshirë ushqime të ndryshme si pilaf, makarona, fasule, sallam, salsiçe, kos, qumësht dhe bukë, të cilat aktualisht janë nën verifikim për sigurinë ushqimore.

Studentët, rreth orës 8 të mbrëmjes kanë filluar të kenë probleme e më pas janë paraqitur në QSUT.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një rast helmimi ushqimor apo një incident tjetër shëndetësor.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë