BallinaVendiKronikë35-vjetori i PS dhe protesta, policia publikon planin e masave: Rrugët që...

35-vjetori i PS dhe protesta, policia publikon planin e masave: Rrugët që bllokohen që nga ora 16:00

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të dy aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen dhe mbrëmjen e sotme në Tirana, protesta e 13-të në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aktiviteti i organizuar për 35-vjetorin e Partisë në sheshin “Italia”.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Rrugët ku ndalohet qarkullimi i automjeteve:

“Papa Gjon Pali II”

“Dervish Hima”

“Faik Konica”

“Lek Dukagjini”

“Gjergj Filipi”

“Hasim Zeneli”

“Themistokli Gërmenji”

“Ibrahim Rugova” (nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”)

Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim, të përdorin rrugë alternative dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të policisë në terren.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë