BallinaVendiPolitikë“Akte që kërcënojnë paqen dhe korridoret e transportit”/ Sulmi në aeroportin e...

“Akte që kërcënojnë paqen dhe korridoret e transportit”/ Sulmi në aeroportin e Riadit, reagon kryeministri Rama: Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Arabinë Saudite, ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kërkoi që përgjegjësit për sulmet të mbajnë përgjegjësi, duke theksuar se ato duhet të ndalen menjëherë.

“Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid të Riadit.

Ne qëndrojmë fuqimisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Nuk mund të ketë asnjë justifikim për sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile. Këto akte kërcënojnë paqen rajonale dhe sigurinë e korridoreve jetike të transportit ndërkombëtar.

Huthët dhe sponsorët e tyre të njohur të terrorizmit në Teheran duhet të mbajnë përgjegjësi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë të vetëm: këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, shkruan kryeministri në rrjetin social X.

spot_img

Artikujt e fundit

Sulmi në aeroportin e Riadit shkakton tragjedi, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 309 të tjerë janë plagosur nga...

Reshje shiu, shtrëngata dhe breshër në disa zona, njihuni me parashikimin e motit për këtë të diel

Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Atentati me tritol në Gjirokastër, ndërron jetë shoferi i makinës që shpërtheu në mes të qytetit

Një atentat me lëndë plasëse tritol tronditi mbrëmjen e kaluar qytetin e Gjirokastrës, duke...

“Ndal, ndal…”, hyri në hapësirën e rrethuar në kopshtin zoologjik, tigri sulmon para vizitorëve një burrë në Britani

Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë pasi hyri në hapësirën e rrethuar ku...

Më shumë