BallinaVendiPolitikëNga drejtuesit e SPAK, te Presidenti Begaj dhe deputetët e PD/ Ja...

Nga drejtuesit e SPAK, te Presidenti Begaj dhe deputetët e PD/ Ja kë takuan senatorët amerikanë në Tiranë, shmanget Berisha

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, mbështetës të nismave legjislative për Ballkanin Perëndimor, po zhvillojnë një tur në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në vendin tonë, senatorët u takuan me Presidentin Bajram Begaj, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe përfaqësues të opozitës.

Në takimet në Tiranë, ata shoqëroheshin nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt. Në fokus të turit ballkanik të dy senatorëve amerikanë janë siguria, integriteti euroatlantik, bashkëpunimi me NATO-n dhe sundimi i ligjit.

Të shtunën, senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, së bashku me ambasadorin Eric Wendt, takuan në zyrat e tyre dy shefat e hetimeve më të rëndësishme në Shqipëri, kreun e SPAK, Klodian Braho, dhe atë të BKH, Joni Keta.

Për ambasadorin e ri amerikan, Wendt, kjo ishte ndalesa e dytë në SPAK brenda pak ditëve, pasi ai zhvilloi takime me drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme menjëherë pas marrjes së detyrës në krye të misionit diplomatik amerikan në Tiranë. Kjo tregon se mbështetja e amerikanëve vazhdon të jetë ndaj Strukturës së Posaçme.

Gjatë takimit me Kreun e Shtetit Shqiptar, shoqëruar nga ambasadori Wendt, dy senatorët amerikanë u vlerësuan me dekoratën e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, për kontributin e tyre.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt takuan dhe përfaqësues të kampit opozitar, përfshirë deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kason, ku mësohet se opozitarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për mënyrën e qeverisjes së vend.

Diplomatët amerikanë kanë zhvilluar takim dhe me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, si dhe deputeten Marjana Koçeku, e cila është e pavarur pas largimit nga Partia Socialiste.

Senatorët amerikanë dhe ambasadori Eric Wendt kanë shmangur në takimet e tyre në Tiranë kreun e opozitës, Sali Berisha.

Mësohet se pas takimeve në Shqipëri, dy senatorët amerikanë kanë udhëtuar drejt Kosovës, për t’u takuar me politikën e vendit fqinj.

spot_img

Artikujt e fundit

Trump bën kthesën e papritur? Presidenti i SHBA-së: Është koha që Ukraina të ketë një president të ri

Marrëveshja e Donald Trump dhe Vladimir Putin për naftën ruse thyen raportin e presidentit...

Del fotoja e çiftit në Gjilan, burri dyshohet se vrau pa mëshirë gruan dhe kunatin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjilanin pasditen e së premtes, ku dy persona,...

Shenim nga Albania Today/Ndarja e re administrative ishte test, objektivi i vërtetë janë ndryshimet në Kod

 Ndarja e re administrative në vetvete vështirë të thuhet se ishte një prioritet absolut...

Dosja “Balluku”/ SPAK sekuestron telefonin e biznesmenit Dritan Avllaj

Gjykata e Posaçme ka miratuar një valë të re kontrollesh dhe sekuestrimesh në kuadër...

Më shumë