BallinaRajoni & BotaTronditëse në Itali, i porsalinduri gjendet i braktisur në një qese, e...

Tronditëse në Itali, i porsalinduri gjendet i braktisur në një qese, e zbulon një grua që shëtiste qenin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 12 tetorit në Cinisello Balsamo, pranë Milanos në Itali, ku një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur brenda një qeseje, në kryqëzimin e rrugëve Monte Ortigara dhe Pasubio.

Foshnja, një djalë që kishte ende placentën të lidhur dhe ishte mbështjellë me një copë pëlhure, u zbulua nga një grua që po shëtiste qenin e saj në zonë.

Pas dëgjimit të disa tingujve dhe rënkimeve të lehta, gruaja iu afrua qeses së lënë mes pemëve dhe konstatoi se brenda saj ndodhej një i porsalindur. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës.

Mediat italiane shkruajnë se, ngjarja u raportua rreth orës 16:15, ndërsa në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore të urgjencës 118 dhe forcat e policisë italiane.

Foshnja u transportua me urgjencë, në gjendje kritike, drejt spitalit Niguarda në Milano, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas raportimeve të mediave lokale, gjendja e tij shëndetësore është shumë delikate.

Sipas informacioneve të publikuara nga “MilanoToday”, lindja dyshohet të ketë ndodhur rreth dy orë përpara se foshnja të gjendej. Në vendngjarje ndërhynë efektivët e komisariatit të policisë së Cinisello Balsamo, të cilët rrethuan zonën dhe nisën veprimet e para hetimore.

Në hetime janë përfshirë edhe agjentët e Njësisë së Hetimit të Policisë së Milanos, të cilët po punojnë për të rindërtuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personin që e ka braktisur të porsalindurin.

Deri më tani, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rastin.

spot_img

Artikujt e fundit

“Mbaje kokën lart”, vajza e Eli Farës reagon në rrjete sociale pas videove intime me Adi Hilën: Mbretëresha ime e bukur

Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës,...

E rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu kamarier, në pranga dhe pronari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar,...

Dorëhiqet drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve, Kupi: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar...

Më shumë