BallinaVendiKronikëE rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty...

E rëndë në Fushë-Krujë/ 16-vjeçari vdes në ashensorin e lokalit, u shty nga kolegu kamarier, në pranga dhe pronari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensorin.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në një restorant në pronësi të shtetasit Afrim Vathi., në fshatin Arrameras.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, i cili punonte gjithashtu si kamerier në restorant, brenda në ashensor.

Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga ka përfunduar edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img

Artikujt e fundit

Dorëhiqet drejtori i Përgjitshëm i Burgjeve, Kupi: Pati kritika, kundërshtime dhe gurë të hedhur mbi këtë punë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces

Ka përfunduar seanca e radhës gjyqësore ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar...

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë...

U kap në Greqi për llogari të autoriteteve shqiptare, shtetasi turk kërkohej për tentativë vrasje në zonën e Saukut në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga ndalimi në Greqi i një 19-vjecari turk, të...

Më shumë