Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.
Më herët, ajo ka qenë këshilltare e ish-drejtoreshës së BKH-së, Aida Hajnaj, si dhe këshilltare e kreut aktual të BKH-së, Joni Keta.
Largimin nga posti Kupi e njoftoi përmes llogarisë së Facebook-ut, ndërkohë përmes rrjeteve sociale ministri i Drejtësisë e konfirmoi pranimin e dorëheqjes.



