Një transferim i kryer pas shpalljes së dorëheqjes së Adriatik Kupit nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ngre pikëpyetje, pas një informacioni të siguruar nga një burim brenda sistemit penitenciar.
Sipas burimit të Albania Today, i burgosuri F.P. është transferuar nga IEVP Berat në IEVP Fier, me vendim të firmosur nga Adriatik Kupi pas shpalljes së dorëheqjes së tij, ndërsa për këtë lëvizje dyshohet se është paguar një shumë e konsiderueshme parash.
Rrethanat e transferimit dhe procedurat e ndjekura mbeten për t’u sqaruar. Çështja vjen pas dorëheqjes së Kupit, të raportuar më 12 tetor 2026.
Pse u firmos vendimi për transferimin e F.P. pas shpalljes së dorëheqjes së Kupit? Pse u vendos lëvizja e të burgosurit nga Berati në Fier dhe a është paguar ndonjë shumë parash për këtë transferim?
Përgjigjet për këto pikëpyetje priten nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë.



