Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve, siç raporton gazetarja Anila Hoxha.
Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të vjetra secilin.
Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 tetor, kur pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes në ngarkim të Veliajt.
SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.
Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.
Nuk ishte prezent asnjë i pandehur dhe asnjë avokat.



