BallinaVendiKronikëEfektivët hynë brenda Universitetit të Vlorës, policia: Morëm njoftim se disa persona...

Efektivët hynë brenda Universitetit të Vlorës, policia: Morëm njoftim se disa persona po pengonin procesin mësimor

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjashtë persona janë shoqëruar në ambientet e Policisë në Vlorë, pasi dyshohet se po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Ismail Qemali”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 11:51, kur administratori i universitetit ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për praninë e një grupi prej 30 deri në 40 personash, të moshave të ndryshme, në katin e parë të fakultetit.

“Rreth orës 11:51, administratori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, ka njoftuar Sallën Operative të DVP Vlorë për praninë e një grupi prej 30–40 personash, të moshave të ndryshme, të cilët po pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor, në katin e parë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në ambientet e fakultetit dhe kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës, duke nxjerrë jashtë godinës personat që pengonin zhvillimin normal të procesit mësimor dhe studentët të ndiqnin leksionet në auditore.

Në vijim të veprimeve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë 6 shtetas, të dyshuar si organizatorë të këtij grupimi”, njofton policia.

Policia vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

spot_img

Artikujt e fundit

Një mur rrethues shkak për krimin e rëndë në Kamëz, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në rrugën...

Vrau dy vëllezërit me armën e shërbimit dhe plagosi rëndë të tretin, ky është autori, punonjës ushtarak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, ku një punonjës...

Dronë, pajisje përgjimi dhe 75 llastiqe gjuetie për protestuesit, zbulohet magazina e kontrabandës në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura”,...

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen disa efektivë policie

Situatë e rëndë në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku në godinë i është...

Më shumë