BallinaVendiPolitikëKuvendi mblidhet për herë të parë pas protestave të dhunshme, në rend...

Kuvendi mblidhet për herë të parë pas protestave të dhunshme, në rend interpelanca me ministrin e Brendshëm. Zbardhet rendi i ditës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare, në një klimë të tensionuar politike dhe sociale, pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit.

Seanca e sotme është e para që zhvillohet në Kuvend pas nisjes së protestave të dhunshme të regjistruara gjatë ditëve të fundit.

Në fokus pritet të jetë situata e krijuar në vend, pasi në pikën e tretë të rendit të ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Interpelanca pritet të rikthejë në qendër të debatit parlamentar menaxhimin e protestave, veprimet e Policisë së Shtetit dhe përplasjet e regjistruara gjatë ditëve të fundit.

Përveç interpelancës me ministrin Demo, në rendin e ditës janë edhe dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar gjithashtu interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në seancën e sotme do të shqyrtohen edhe disa projektligje, ndërsa në rendin e ditës është përfshirë edhe projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë pjesë e seancës së sotme plenare, pasi ndodhet në Budva, Mal i Zi, për një takim zyrtar.

Në këtë situatë, vëmendja pritet të përqendrohet te debati parlamentar dhe veçanërisht te interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, në një kohë kur vendi ndodhet nën tensionin politik të krijuar pas protestave.

Seanca plenare nis në orën 10:00 dhe pritet të shoqërohet me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

spot_img

Artikujt e fundit

Ndryshime në qeveri, emërohen dy zëvendësministra të rinj te Shëndetësia dhe Punët e Jashtme

Këshilli i Ministrave ka emëruar Anila Rexhën zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Njoftimi i...

Qeveria shton numrin e policëve që përfitojnë 2500 euro shpërblim

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e...

OSBE dënon sërish dhunën në protestë dhe sulmet ndaj gazetarëve, thirrje të fortë gjithë politikës: Gjeni zgjidhje

Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, nga...

Paketë e re kundër dhunës në protesta, propozohet ndalimi i udhëtimit në BE dhe rezervimeve në hotele

Qeveria shqiptare po përgatit një paketë të re masash ndëshkuese ndaj personave që përfshihen...

Më shumë