BallinaUncategorizedRama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për kreun e OKB-së: Pas kaq...

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për kreun e OKB-së: Pas kaq shumë burrave në krye, s’mund të mendoj për një shpresë më të mirë se një grua e këtij kalibri

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për kandidaturën e Lana Nusseibeh, të nominuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në platformën X, Rama e cilësoi kandidaturën e diplomates si një mundësi të re për OKB-në, në një kohë kur organizata përballet me sfida të mëdha dhe pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të përmbushur misionin ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se e njeh personalisht Nusseibeh dhe ka pasur mundësinë të vlerësojë aftësitë e saj gjatë periudhës kur Shqipëria ishte anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas Ramës, ajo dallohet për njohuritë e thella mbi politikën ndërkombëtare, modestinë intelektuale dhe aftësinë për të afruar qëndrime të ndryshme mes kulturave dhe perspektivave të ndryshme.

“Emërimi i Lana Nusseibeh nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ofron një fillim të ri që komuniteti i OKB-së nuk mund të përballojë ta humbasë, dhe Shqipëria është e nderuar të mbështesë plotësisht kandidaturën e saj”, shkruan Rama.

Kryeministri theksoi se, në një periudhë kur besimi te Kombet e Bashkuara po vihet në pikëpyetje, Nusseibeh përfaqëson një mundësi për të rikthyer shpresën dhe energjinë pozitive në organizatë.

Ai vlerësoi përvojën, inteligjencën dhe angazhimin e saj për t’i shërbyer njerëzimit pa paragjykime, duke e konsideruar profilin e diplomates të përshtatshëm për sfidat me të cilat përballet OKB-ja.

Në fund të mesazhit të tij, Rama vuri theksin edhe te mundësia që organizata të drejtohet nga një grua, pas shumë drejtuesve burra.

“Pas kaq shumë burrave në krye, nuk mund të mendoj për një shpresë më të mirë për Kombet e Bashkuara sesa një grua e këtij kalibri”, përfundon mesazhi i kryeministrit shqiptar.

spot_img

Artikujt e fundit

Disa hedhin gurë e sende të forta, të tjerë kërcejnë e këndojnë, ja si paraqitet situata e protestës para Kryeministrisë

Ndryshe nga nëntë ditët e mëparshme të protestës së dhunshme, situata mbrëmjen e sotme...

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues, 18 arrestime shpallen të paligjshme

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të...

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse...

Më shumë

Disa hedhin gurë e sende të forta, të tjerë kërcejnë e këndojnë, ja si paraqitet situata e protestës para Kryeministrisë

Ndryshe nga nëntë ditët e mëparshme të protestës së dhunshme, situata mbrëmjen e sotme...

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues, 18 arrestime shpallen të paligjshme

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të...