BallinaVendiAktualitetGjykata e Tiranës liron 27 protestues, 18 arrestime shpallen të paligjshme

Gjykata e Tiranës liron 27 protestues, 18 arrestime shpallen të paligjshme

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Tiranës ka konstatuar të paligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të ndaluar gjatë protestës, duke urdhëruar lirimin e tyre dhe moscaktimin e masave të sigurisë.

Për 9 të tjerë, arrestimi është vlerësuar i ligjshëm dhe është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore. Në total Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu, 27 protestues që ishin pjesë e tubimeve që u shoqëruan me tensione.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar kërkesat e Prokurorisë lidhur me personat e arrestuar, të dyshuar për vepra penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, kundërshtimin e punonjësve të policisë së rendit publik dhe, në disa raste, shkatërrimin e pronës.

Vendimet janë dhënë më 22 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë së Tiranës për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar për vepra penale të lidhura me protestën.

Në çështjen e parë, nga 10 personat nën hetim, gjykata vlerësoi të paligjshme arrestimet në flagrancë të tetë personave: A. R., A. B., D. L., G. B., A. L., Y. I., Rr. Ç. dhe A. S. Për këta persona, gjykata rrëzoi kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër.

Ndërkohë, për T. T. dhe F. M., arrestimet u vlerësuan të ligjshme dhe u caktua masa e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ata duhet të paraqiten të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Për M. M., L. S. dhe E. G., gjykata vlerësoi të ligjshme arrestimet dhe caktoi masën e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, të hënën e tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Për D. D., arrestimi u vlerësua i paligjshëm, por gjykata caktoi gjithashtu masën e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, në të njëjtën ditë dhe orë mujore.

Njoftimet e plota:

spot_img

Artikujt e fundit

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse...

Spiropali indiferente ndaj kaosit e tensionit në Kuvend, qëndron krejt e qetë në vendin e saj

Seanca e sotme plenare u mbyll pas më shumë se një ore tensionesh dhe...

U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm

Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan në protestë. Ata janë...

Më shumë

“Stolat” e betonit u rrokullisën në bulevard, Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri…

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse...

Spiropali indiferente ndaj kaosit e tensionit në Kuvend, qëndron krejt e qetë në vendin e saj

Seanca e sotme plenare u mbyll pas më shumë se një ore tensionesh dhe...