BallinaUncategorizedKallëzim në SPAK për dhunën e policisë ndaj protestuesve, një grup akademikësh:...

Kallëzim në SPAK për dhunën e policisë ndaj protestuesve, një grup akademikësh: Po kërkohet të imponohet heshtja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një grup intelektualësh dhe akademikësh, kanë dalë para Ministrisë së Arsimit, në mbështetje të studentëve që protestojnë, duke dënuar dhunën e ushtruar nga policia dhe duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjet.

Olsi Nika, një nga firmëtarët e kallëzimit penal, bëri të ditur se një grup juristësh ka depozituar kallëzim në Prokurorinë e Posaçme, me kërkesën për të hetuar personat që, sipas tyre, kanë ushtruar dhunë të koordinuar ndaj protestuesve.

“Ne siç e shikoni, jemi një grup intelektualësh që përfaqëson botën akademike, shoqërinë civile, por edhe studentë e qytetarë të angazhuar në përgjithësi. Nuk mund të rrinim në heshtje. Ne jemi këtu për të dhënë disa mesazhe. Nuk pajtohemi në mënyrë absolute me dhunën e ushtruar nga policia kundrejt studentëve, të cilët kanë të gjithë të drejtën e tyre për të protestuar dhe për të ngritur zërin. Në këtë pikë, ne nuk e kemi ndalur aksionin tonë te fjalët. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të fortë, studentëve sidomos, për të dhënë solidaritet ë studentët të vazhdojnë të ngrejnë zërin, sepse nuk janë të vetëm. Një grup juristësh, pjesë e jona, kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për të ngritur një hetim tërësor ndaj të gjithë atyre individëve që kanë ushtruar një dhunë të koordinuar ndaj studentëve. Është shumë e qartë që dhuna ushtrohet për të imponuar heshtjen.

Paketa e anti-dhunë e Ramës është në vazhdën e përpjekjeve për të inkurajuar heshtjen, por edhe për të qëlluar protestuesit. Nuk ka lidhje me rregullat demokratike.

Kallëzimi është depozituar ditën e premte të javës së shkuar dhe jemi ende herët për të marrë një përgjigje. Por i bëj thirrje prokurorisë ta përshpejtojë hetimin”, tha ndër të tjera Olsi Nika.

spot_img

Artikujt e fundit

Shenim i Albania Today/Studentët fituan se ndryshuan Opozitën, jo Vuçiçin!

Ngadhënjimi i studentëve pêrballë autokratit të Beogradit po shihet me admirim kudo. Dhe në...

Gjyqi për Ervis Berberin, paraqiten në GJKKO Erald Elezi dhe Gentian Gjyli

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Në GJKKO ku zhvillohet...

Pas një ore, mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS, ja çfarë u diskutua

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi...

Më shumë

Shenim i Albania Today/Studentët fituan se ndryshuan Opozitën, jo Vuçiçin!

Ngadhënjimi i studentëve pêrballë autokratit të Beogradit po shihet me admirim kudo. Dhe në...

Gjyqi për Ervis Berberin, paraqiten në GJKKO Erald Elezi dhe Gentian Gjyli

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme. Në GJKKO ku zhvillohet...