Ngadhënjimi i studentëve pêrballë autokratit të Beogradit po shihet me admirim kudo. Dhe në Tiranë ka sjellë jo pak entuziazëm. Kjo për shkak të shumë ngjashmërive. Diktati i Vuçiç ka pika të përbashkëta me Ramën, si kontrolli absolut i pushtetit, mediat kryesore në dispozicion, propaganda, korrupsioni, përndjekja e opozitës, dhe përfshirja e lementëve kriminal në shërim të qeverisë.
Por, mesazhi kryesor që vjen ështē se studentëve nuk u dhuroi askush asgjë. Ata për 2 vite nuk e ndalën betejen me regjimin. Dhe për ta mundur me zgjedhje, pas këtij kalvari, studentët atje nuk ndryshuan autoktatin, nuk e zbutën atë, nuk e bënë më demokratik.
Ata në fakt, ndryshuan Opozitën, dhe falë kësaj ja dolen të marrin shumicën absolute të votave.
Ndaj, nëse ka një rezonancë tek ne kjo ngjarje, nuk ka shumë vend për festë. Së pari, studentët mund të kuptojnë se kjo është një rrugë e gjatë dhe suksesi bazohet vetëm në vendosmërinë e tyre. Edi Rama me siguri ka marrë sinjalet që një pushtet sado i fuqishëm të duket, e ka një fund. Ndërsa PD, dhe opozita duhet ta lexojnë se një alternativë e re si ajo në Beograd, mund t’i nxjerrë ata jashtë skene fare.
Shenim i Albania Today/Studentët fituan se ndryshuan Opozitën, jo Vuçiçin!
Publikuar më



