BallinaVendiAktualitetQendra Kombëtare e Biznesit anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës,...

Qendra Kombëtare e Biznesit anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli mbetet i vetmi PRONAR

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorës nga kompania Mabco e Behgjet Pacollit tek 2A Group e Valon Ademit.

Vendimi i pazakontë shfuqizon regjistrimin e shitjes që vetë QKB kishte bërë një javë më parë, pas kërkesës së administratorit të shoqërisë konçesionare VIA.

Gjithçka ka nisur më 15 tetor 2026, kur administratori i shoqërisë koncesionare Vlora International Airport, Vegim Hoxha, ka paraqitur një aplikim për të regjistruar kontratën e famshme të prillit 2025 për shitjen e aksioneve.

Përmes kësaj kontrate, transferohen 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nga Mabco tek 2A Group duke e çuar raportin e aksioneve në Aeroporti në masën 51 për qind për Pacollin dhe 49 për qind për Ademin. QKB-ja fillimisht e miratoi këtë aplikim më 19 tetor, por ky veprim u ankimua nga Mabco e Pacollit.

Pa pëlqimin e BKT-së, regjistrimi në QKB shpallet i paligjshëm

Hetimi administrativ i QKB-së ka zbuluar se kompania “2A Group” i kishte dërguar thjesht një njoftim formal bankës BKT për këtë shitje, por nuk kishte marrë asnjëherë pëlqimin zyrtar me shkrim prej saj. Ligji shqiptar “Për barrët siguruese” dhe Kodi Civil e sanksionojnë qartë se asnjë pronë apo aksion i vendosur si garanci bankare nuk mund të tjetërsohet pa firmën e institucionit huadhënës

Kapitali ka mësuar se vetë juristët kanë qenë në dilemë, nëse mjaftonte vetëm njoftimi i BKT-së apo duhej që 2A Group të merrte edhe pëlqimin e kësaj banke, e cila ka dhënë 56 milionë euro kredi për ndërtimin e Aeroportit.

Në fund, ata kanë vendosur që regjistrimi i shitjes së aksioneve kërkon dhe pëlqimin e QKB duke shfuqizuar kështu regjistrimin e një jave më parë.

“Neni 690 i Kodit Civil sanksionon fuqinë detyruese të kontratës për palët. Ligji nr. 8537/1999, “Për barrët siguruese”, i ndryshuar, rregullon regjimin juridik të barrës; kufizimi specifik për disponimin e kuotave rrjedh nga marrëveshja e depozituar. Për pasojë, mosadministrimi i pëlqimit përbën mangësi që duhet vlerësuar në raport me ligjshmërinë e miratimit të regjistrimit, pa u barazuar automatikisht me pavlefshmërinë e kontratës së transferimit,” thuhet në vendimin e shfuqizimit.

Për këtë arsye QKB ka vendosur të pranojë ankimin e MABCO-s dhe të anulojë aktin administrativ të miratimit, datë 19.10.2026, të aplikimit CN-711779-10-26, për regjistrimin e transferimit të kuotave të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Danimarka hap dyert për punëtorët shqiptarë, nga 1 janari 2027 nis skema e re me paga mbi 43 mijë euro në vit

Danimarka ka njoftuar një skemë të re për punësimin e shtetasve të huaj, ku...

Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në...

Jo më me gomone, shqiptarët tani me skaf drejt Anglisë, shpallet fajtor peshkatari që u kap nga Policia në mes të detit

Një peshkatar shqiptar i cili drejtonte një jaht nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar...

Më shumë

Danimarka hap dyert për punëtorët shqiptarë, nga 1 janari 2027 nis skema e re me paga mbi 43 mijë euro në vit

Danimarka ka njoftuar një skemë të re për punësimin e shtetasve të huaj, ku...

Aksident tragjik në Berat/ Ndërron jetë 63-vjeçari që lëvizte me biçikletë, plagoset dhe një këmbësore

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në...